Abuzimet me tenderat në Roskovec, PD çon Majlinda Bufin në SPAK: Po falimenton bashkinë

Kryetari i Partisë Demokratike Dega Roskovec, Emels Xhaxhaj depoziton kallëzim penal për kryetaren e Bashkisë së këtij qyteti Majlinda Bufi.

Në kallëzimin e tij, Xhaxhaj referon abuzimet me tenderat në këtë bashki.

Menjëherë pas daljes nga SPAK, në deklaratë të shkurtër për mediat Xhaxhaj deklaroi se Majlinda Bufi me shkeljet dhe abuzimet e saj po çon në falimentimin e Bashkisë së Riskovecit.