Berat, i riu përplas me makinë këmbësoren
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Prill 2023, 17:20
Një grua mbeti e plagosur në një aksident rrugor në Berat. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, në aksin rrugor Kryqëzimi i Parisit-Stadiumi.
Shtetasi R.F., 34 vjeç, duke drejtuar mjetin tip "Benz", ka aksidentuar këmbësoren shtetasen A.M., 49 vjeç, e cila u dëmtua lehtë dhe u transportua për ndihmë mjekësore në Sitalin Rajonal Berat, pa probleme për jetën.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

