Mbajti peng dhe dhunoi 28-vjeçaren, ky është 31-vjeçari, Gleard Gusholli
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Prill 2023, 11:58
Ky është Gleard Gusholli, 31-vjeçari i cili dhunoi për një javë peng të dashurën e tij duke e dhunuar në një apartament.,
Ndërkohë, 28-vjeçarja e cila u mor peng për një javë nga i dashuri dhe u dhunua sistematikisht ka folur për mediat në lidhje me ngjarjen e rëndë.
Ajo ka treguar se 31-vjeçari Gleart Gusholli e ka dhunuar me këmbë karrigeje, shkelma dhe grushte.
“Glearti me ka dhunuar me këmbë karrigeje, me godiste me shkelma dhe grushte. Kam tentuar të hidhem nga i pestë nga dhuna”, ka thënë e reja.
Sakaq avokati mbrojtës i saj Enea Cenko ka kërkuar mbrojtje për klienten e tij.
