Xhixho: Pjesa më e madhe e shqiptarëve mendon se Shqipëria po ecën në drejtimin e gabuar

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho shkruan në Facebook se shqiptarët nuk kanë shpresë në një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre në Shqipëri.

Sipas saj, ikja masive e të rinjve nga Shqipëria përgjatë viteve të fundit i ka rrënjët pikërisht te keqqeverisja që ka vrarë çdo shpresë.

Ajo shton se pjesa më e madhe e moshave nga 18-55 vjeç mendon se Shqipëria po ecën në drejtimin e gabuar. Gati 3/4 e të pyeturve mendojnë se brezi i ri nuk do të ketë të ardhme në Shqipëri.

Xhixho: Shqiptarët nuk kanë shpresë në një të ardhme më të mirë për fëmijët e tyre në Shqipëri. Ikja masive e të rinjve nga Shqipëria përgjatë viteve të fundit i ka rrënjët pikërisht te keqqeverisja që ka vrarë çdo shpresë. Një sondazh i IDRA-s nxjerr në pah edhe njëherë pakënaqësinë e qytetarëve shqiptarë me drejtimin në të cilin kjo qeveri po e çon vendin.

Pjesa më e madhe e moshave nga 18-55 vjeç mendon se Shqipëria po ecën në drejtimin e gabuar. Gati 3/4 e të pyeturve mendojnë se brezi i ri nuk do të ketë të ardhme në Shqipëri. Është pikërisht kjo pakënaqësi ekstreme arsyeja pse shqiptarët ua kalojnë edhe ukrainasve në kërkesat për azil. Ata i ikin vdekjes, shqiptarët i ikin keqqeverisjes, korrupsionit dhe pabarazisë.  Më 14 maj, shqiptarët kanë mundësinë ta kthejnë qeverisjen vendore nga një qeverisje moniste, në një qeverisje për qytetarët, që do t’i kthejë bashkitë e vendit në drejtimin e duhur.