Rama: Synimi ynë, mos të ketë pagë minimale nën 60 mijë lekë deri në 2030-ën
Qeveria synon ta rrisë pagën minimale në 45 mijë lekë brenda këtij mandati. Gjatë një takimi me biznesin e madh në Durrës, kryeministri Edi Rama u bëri thirrje sipërmarrësve të vlerësojnë kapitalin njerëzor para se të jetë vonë për ta. Kreu i PS hapi fushatën elektorale në qytetin bregdetar me mbjellje pemësh ku prezantoi kandidaten Emirjana Sako.
Kryeministri Edi Rama hapi fushatën elektorale të Partisë Socialiste në Durrës, duke vlerësuar Emirjana Sakon si njeriun e duhur për drejtimin e qytetit.
Gjatë ceremonisë, ai përsëriti edhe njëherë se një pjesë e fondit të PS për fushatën elektorale do ti akordohet mbjelljes së pemëve.
Më herët Rama vizitoi një biznes ku apeloi që sipërmarrja të vlerësojë kapitalin njerëzor.
Kryeministri bëri të ditur se synimi o qeverisë është që brenda këtij mandati paga minimale të shkojë 45 mijë lekë
Para përfaqësuesve të biznesit, Rama bëri të ditur se brenda vitit 2030 paga minimale në vend duhet të shkojë 60 mijë lekë.
“Ajo që mund të bëjmë është: e para, vendosja e pagës minimale. Paga minimale tani është 40 mijë lekë. Do ta çojmë 45 mijë lekë brenda këtij mandati dhe synimi në rrugën tonë drejt 2030-ës është që të mos ketë pagë minimale nën 60 mijë lekë”, tha ai.
Sipërmarrësit shprehën shqetësim për humbjet që po u shkakton luhatja e euros, duke u shkaktuar humbje gjatë eksporteve.
