Shtyhet sërish gjyqi në Elbasan për rusin e akuzuar për spiunazh në vendin tonë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Prill 2023, 10:54
Në Gjykatën e Elbasanit u shty seanca për shtetasin rus, Mikhail Zorin i cili akuzohet në vendin tonë për spiunazh.
Seanca u shty, pasi prokurori i çёshtjes kёrkoi kohё pёr t’u njohur me aktet e dosjes.
Zorin kërkon ndryshimin e masës së sigurimit, pasi sipas avokatit të tij, kanë kaluar afatet kohore të paraburgimit.
Gjykata pranoi kёrkesёn e Prokurorit dhe kërkoi që të paraqitet informacion mbi hetimet, pёr kёtё shkak caktoi datёn 14.04.2023 ora 13.00, pёr seancёn e radhёs.

Mikhail Zorin


