Kisha Katolike Shqiptare organizon “Udhën e Kryqit”, Monsinjor Arjan Dodaj: Mbarë njerëzimi i shtypur nga pesha e Kryqit

Për herë të parë, Kisha Katolike Shqiptare, ashtu si në Vatikan, organizon Procesionin e “Udhës së Kryqit”, përjetimin e Kalvarit të Krishtit të 14 Stacioneve të Tij, në Mjediset e Sheshit “Nënë Tereza”, procesion të cilin do ta udhëheqë e celebrojë Atqipeshkvi Mitropolit të Dioqezës Tiranë-Durrës Shkëlqesia e Tij Monsinjor Arjan Dodaj, së bashku me Ambasadorin e Selisë së Shenjtë të Vatikanit në Shqipëri, Eminenca e Tij e Lartë Lugi Bonazzi.

Monsinjor Arjan Dodaj tregoi për mediat e pranishme domethënien e ritit dhe shpjegoi procedurat fetare që ndiqen në këtë rast.

Kisha Katolike Shqiptare organizon “Udhën e Kryqit”, Monsinjor

“Siç e do tradita e krishterë, edhe ne mblidhemi së bashku në këtë shesh për të përjetuar momentet e fundit të jetës së Jezusit, udha e tij me kryqin e shenjë. Ne do të përshkojmë 14 ndalesa ku përjetojmë momente të ndryshme të mundimit të Tij.

Në to identifikojmë ecurinë e jetës sonë, mbarë njerëzimi është i shtypur nga pesha e kryqit.

Sot njeriu është i rrëzuar në shumë aspekti si lufta dhe krizat ekonomike.

Koloseu emblemë e këtij riti, ku Papët nga 19750 kanë dashur ta bëjnë këtë vend në qendrën e martirizimit të krishterëve të parë ku iu hidheshin kafshëve të egra kur nuk braktisnin fenë e të përqafonin fenë pagane të perandorëve.Koloseu është vendi i persekutimit dhe martirizimit të krishterëve në mbarë botë”, tha Mosnjor Dodaj.