Panik në Berlin, 33-vjeçarja goditet 7 herë me thikë në autobus në sy të dy vajzave të mitura
Në sy të dy vajzave të saj, një 33-vjeçare nga Berlini u godit shtatë herë me thikë nga një burrë i panjohur.
Gruaja ishte duke hipur në autobus me fëmijët e saj.
Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur të martën, ku autoritetet, siç shkruan gazeta “Bild”.
Duke cituar prokurorët e Berlinit, gazeta gjermane thotë se policia është pothuajse e sigurt se autorin e ka në dorë.
Nëna u plagos rëndë në sy të vajzave të saj të vogla, nëntë dhe shtatë vjeç.
Personi i dyshuar u arrestua në mesnatën e djeshme në Luxemburger Strasse në lagjen Wedding të Berlinit, sipas Sebastian Bichner, një zëdhënës i Prokurorisë Publike të Berlinit.
Fillimisht, policia besonte se gruaja ishte viktimë aksidentale e sulmuesit. Madje, dy vajzat e saj kishin deklaruar para autoriteteve se nuk e kishin parë kurrë burrin mjekërr që goditi nënën e tyre me tërbim.
Mirëpo, siç shkruan gazeta “Bild”, policia ka informacione se sulmuesi e njeh viktimën.
Megjithatë, deri më tani nuk është sqaruar “statusi” i lidhjes së tyre: nëse ka qenë miqësore apo romantike.
Sulmi ndodhi pak pas orës 17:00 të së martës, kur 33-vjeçarja nga Berlini dhe dy vajzat e saj hipën në autobusin 'Leopoldplatz' në lagjen Wetting.
Sulmuesi ishte tashmë në autobus. Papritur, në lagjen Gesundbrunnen, burri u vërsul drejt viktimës, duke shtyrë mënjanë dy fëmijët e saj dhe e goditi gruan gjithsej shtatë herë me thikën e tij.
Pasagjerët nxituan në ndihmë të saj me sulmuesin duke shfrytëzuar rastin të zbresë nga autobusi në stacionin Nauener Straße dhe të bëhet "tym".
33-vjeçari iu nënshtrua një operacioni dhjetë orësh. Ai ka pësuar lëndime të rënda në zemër, mushkëri dhe stomak.
Ai është ende i shtruar në reanimacion, është nën mbrojtjen e policisë, por i ka shpëtuar rrezikut, siç komenton gazeta gjermane.