Turqia paralajmëron: Lufta mes Ukrainës dhe Rusis do të intensifikohet në pranverë
Turqia ka shprehur shqetësimin se lufta mes Ukrainës dhe Rusis do të intensifikohet në pranverë.
Në një takim me homologun e tij rus Sergei Lavrov ministri i jashtëm turk Mevlut Cavusoglu tha se qeveria e ankarase do të vazhdojë me përpjekjet e saj për t’i dhënë fund konfliktit duke negociuar me Rusinë dhe Ukrainën.
Ai gjithashtu ra dakord të heqë pengesat për eksportin e drithërave për të zgjatur marrëveshjen e ndërmjetësuar nga OKB-ja.
“Ne po i kushtojmë rëndësi vazhdimit të marrëveshjes, jo vetëm për eksportet e grurit dhe plehrave të Rusisë dhe Ukrainës, por edhe për ndalimin e krizës botërore të ushqimit. Ne gjithashtu jemi dakord që pengesat për eksportin e grurit dhe plehrave ruse duhet të hiqen,” tha Cavusoglu.
Marrëveshja e rënë dakord korrikun e kaluar siguron kalimin e sigurt të anijeve pavarësisht një bllokadë detare ruse të porteve të Ukrainës.
Ndërkohë ministri i jashtëm rus Lavrov tha se në Turqi do të krijohet qendra e gazit. Më tej ai tha se foli me homologun e tij edhe për termocentralin bërthamor Akkuyu.