Putini akuzon SHBA-në dhe BE-në përballë ambasadorëve, por merr reagim të ftohtë dhe asnjë duartrokitje
Presidenti rus Vladimir Putin iu drejtua një numri ambasadorëve, duke përfshirë ambasadorët e rinj të Shteteve të Bashkuara dhe BE-së, në të cilat ai akuzoi drejtpërdrejt Shtetet e Bashkuara dhe Evropën si përgjegjëse për përkeqësimin dramatik i marrëdhënieve diplomatike që kur Rusia dërgoi forcat e saj të armatosura në Ukrainë vitin e kaluar.
Ishin 17 ambasadorë që zyrtarisht i paraqitën kredencialet e tyre diplomatike Putinit gjatë një ceremonie televizive në Kremlin, në distancën tashmë të zakonshme hapësinore midis presidentit rus dhe bashkëbiseduesve të tij.
Reagimin e ambasadorëve ndaj deklaratave të Putin e gjen në qëndrimet dhe shprehjet e tyre.
Dikush shikon edhe afresket lart.
Në fund një buzëqeshje e trishtuar nga Putini, një përkulje e lehtë nga ambasadorët dhe një përshëndetje me dorën e presidentit rus që merr lejen.

