Një rubin i rrallë në ankand, guri i çmuar mund të arrijë mbi 30 milionë dollarë

Një gur i rrallë rubini, i zbuluar në Mozambik, pritet të dalë në ankand së shpejti. Vlera e gurit sipas ekspertëve pritet të arrijë mbi 30.3 milionë dollarë.

Një gur i rrallë rubini, më i vlefshmi perlë e këtij lloji, pritet të shitet në ankand për mbi 30.3 milionë dollarë.

Rubini 55.22 karat do të dalë në çekiç në Nju Jork në qershor, më pak se një vit pasi një firmë kanadeze e zbuloi atë në një nga minierat e saj në Mozambik, që konsiderohet një nga vendet më produktive në botë për nxjerrjen e rubinit.

Shtëpia e Ankandeve "Sotheby's" e përshkroi gurin si "shumë të rrallë" dhe "rubinin më të vlefshëm dhe më të rëndësishëm" që ka dalë ndonjëherë në treg.

I quajtur “Ylli Fura”, guri pritet të arrijë "më shumë se" 30 milionë dollarë, tha shtëpia e ankandit.

Një rubin i rrallë në ankand, guri i çmuar mund të

Edhe pse shitjet rekord të gurëve të çmuar dominohen nga diamantet ato me ngjyra, në veçanti, rubini konsiderohet gjithashtu ndër gurët e çmuar më të rrallë dhe më të vlefshëm në botë.

Në një deklaratë, themeluesi i firmës kanadeze, Dev Shetty, tha se gurët e një madhësie dhe cilësie të tillë janë "pothuajse të padëgjuar më parë".

Guri o Rubinit së bashku me diamantin rozë “The Eternal Pink”, që u prezantua një javë më parë dhe që pritet të arrijë mbi 35 milionë dollarë, do të ekspozohen në qytete të ndryshme, duke përfshirë Dubai, Singapor dhe Gjenevë, përpara se të shkojnë në Nju Jork për ankandin e qershorit.

Rekordi aktual i ankandit për një rubin u vendos nga “Sunrise Ruby”, një gur 25,59 karatësh i gjetur në Myanmar që arriti në 30,3 milionë dollarë në Gjenevë, Zvicër, në 2015.