Ethet e 14 majit, Meta takim me Berishën. Rama fushatë me pagat
Një javë para çeljes zyrtare të fushatës elektorale, vijojnë takimet mes krerëve të opozitës.
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i shoqëruar nga Petrit Vasili mëngjesin e së premtes janë rikthyer në selinë blu, ku zhvilluan një takim me ish-kryeministrin Sali Berisha.
Pas përfundimit të takimit Meta deklaroi se koalicioni "Bashkë Fitojmë" është një bashkim për ndryshim, një model ku kandidatët ofrojnë ulje taksash dhe përulësi ndaj qytetarëve cdo ditë dhe jo disa javë para zgjedhjeve.
Sa i takon rritjes së pagave, Meta u shpreh se kjo është pjesë e mashtrimeve të Ramës pak javë para zgjedhjeve.
"Qytetarët janë mësuar me mashtrimet e përsëritura të Edi ramës, e dinë se sa falas është shëndetësia sot në vitin e 11 të qeverisjes së tij. Qyettarët e dinë Rama kujtohet për ta vetëm pak javë para zgjedhjeve. Ata numk mund të harrojnë kurrsesi se përgjegjësi kryesor për rënien e fuqisë blerëse , për koston e jetesës është vetëm Edi Rama dhe korrupsioni i tij," tha Meta.
Takimi vjen vetëm një orë pasi Damian Gjiknuri lajmëroi se PS ka gati skemën për fushatën.
Ndërkaq vetë kreu i PS, njëherëh kryeministri Edi Rama njoftoi rritjen e pagave brenda vitit.
“Dola sot këtu sepse është një nga ditët të shënuara të qeverisjes. Sapo kemi dakordësuar projektligjin për reformën e re të pagave. Kemi sanksionuar e zeza mbi të bardh se në harkun e një viti paga mesatare do shkojë nga 563 euro në 900 euro. Të mund të rishpërndajmë të ardhurat aty ku edhe me shumë të drejtë familjet zakonshme shqiptar e presin më shumë se çdo gjë tjetër në arkën e buxheteve të tyre. Është e rëndësishme për ne që të konstatojmë se sa e qëndrueshme është ekonomia jonë.
Ja kemi dalë të rezistojmë plagëve dhe problemeve të rënda. Vazhdojmë të mbështesim të gjitha familjet dhe bizneset e vogla në mënyrë që mos të shohin asnjë qindarkë rritje në faturën e tyre. Sot mund t’ju themi të gjithëve se është dita për të marrë ato vetë, drejtpërdrejt në arkën e tyre familjare, frute nga kjo përpjekje dhe nga reformat që na kanë sjellë deri këtu. Nuk dua të humbas vëmendjen në shumë shifra. Detyra jonë tu japim shqiptareve maksimumin e produktit të reformave.', tha Rama.
