Pësoi arrest kardiak gjatë hedhjes me parashutë dhe u rrëzua, humb jetën turisti çek në Palasë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Prill 2023, 16:23

Foto ilustruese
Një turist çek ka humbur jetën në Palasë pasi gjatë hedhjes me parashutë pësoi arrest kardiak duke bërë që të humbte kontrollin e të rrëzohej.
"Sot, rreth orës 15:00, shtetasi çek P. S., rreth 70 vjeç, pas hedhjes me parashutë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi parashutën, për shkak të arrestit kardiak, dhe ka rënë në vendin e quajtur “Përroi i Palasës”, ku si pasojë ka humbur jetën," njoftoi policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.