S’ka ujë për patatet, fermerët në Gjoricë të Bulqizës vuajnë mungesën e ujit dhe tregut
Xhavit Muka është fermer prej 30 vitesh,por së fundmi po përballet me mungesën e ujit për të klultivuar patate. Mungesën e punëtorëve ai ka zgjedhur ta zëvendësoj me 11 anëtarë të familjes, por pasi produkti është gati për tu shitur, nuk gjen dot treg.
E gjithë familja e Xhavit Mukës po mbjell patate.
Në pushimet pranverore këto dy vajza po ndihmojnë prindërit për punët e bujqësisë.
Xhaditi nga Çereneci i Sipërm në Njësinë Administrative Gjoricë në Bulqizë ka 30 vite qe merret me bujqësi dhe vështirësia me e madhe është për shkak të mungesës së ujit.
Qeverisë dhe bashkisë i kërkon vetëm ujë.
"Ne kemi nevojë vetëm për ujë në kanal pët vaditje se bëjmë gjithë këtë mund e kur vjen vapa nuk ka ujë. Unë kërkoj nga shteti bvetëm ujë, as farën e patatets që e kam blerë me 200 lekë apo puntorë," tha ai.
Mungesën e punëtorëve e ka zëvendësuar me të 11 anëtarët e familjes, përfshirë dhe fëmijët.
"Jam vetë i 11-ti e merrem vetëm me bujqësi, vetëm me familjen e bëj dhe fëmijët kur vijnqë nga shkolla," tha ai.
E pasi patatja është gati për tu shitur, Xhaviti nuk gjen dot treg.
"Tregu për shitje është shumë i vështirë. Njerëzit kanë ikur, nuk kemi ku ta sghesim mallin," tha ai.
Xhavit Muka kultivon edhe shumë kultura tëtjera, por propdhimi i patates kërkon angazhim më të madh dhe më shumë kushte.
