Durrës/ I riu qëllon me kallashnikov në ajër në Sukth Katund dhe largohet

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar sot në Durrës,në Sukth Katund ku një i ri ka kryer qitje të pavullnetshme në ajër me kallashnikov dhe është larguar menjëherë.

"Rreth orës 19:20, në Katund Sukth, shtetasi R. T. dyshohet se ka kryer qitje të pavullnetshme, në tokë, me armë zjarri kallashnikov, dhe më pas është larguar menjëherë.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit, janë vënë në ndjekje të shtetasit R. T, 30 vjeç. Vijon kontrolli i zonës dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e tij," njoftoi policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Durrës/ I riu qëllon me kallashnikov në ajër në Sukth
Foto nga vendi i ngjarjes