U kap me pistoletë në automjet, pranga të riut në Tiranë

Një 23-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës pasi qarkullonte me automjet, i armatosur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Mesnata"si rezultat i tij u arrestua në flagrancë shtetasi M. H, banues në Tiranë.

Në Selitë, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin M. H., dhe gjatë kontrollit të automjetit, gjetën një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

U kap me pistoletë në automjet, pranga të riut në