Apartamente, troje dhe llogari bankare, SPAK sekuestron pasuritë kriminale të Veip Ormënaj dhe turkut Ramazan Keskin
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka sekuestruar 8 apartamente dhe pasuri me vlerën e 260 mijë euro që i përkisnin një 47-vjeçari në Fier.
Bëhet fjalë për Veip Ormënaj, i cili rezulton i dënuar në Belgjikë për trafik narkotikësh dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.
Në njoftimin e SPAK thuhet se nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar përsa i përket pasurive të tij, rezulton se kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet t’i ketë fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale.
Në total janë sekuestruar 775 metra katrorë tokë në Orikum dhe Vlorë dhe dy llogari bankare.
Procedim pasuror ka nisur edhe për Ramazan Keskin, 44 vjeçar nga Turqia.
SPAK thotë se hetimet ndaj tij u kryen në bashkëpunim me autoritetet gjermane të drejtësisë.
Ndaj tij rezulton se ka pasur në vitin 2020 një urdhër arresti europian me akuzën se është kreu i një organizate kriminale të trafikut të lëndëve narkotike dhe pastrimi të parave.
Aktiviteti shtrihej në Roterdam, Holandë e në Gjermani.
Në vijim të hetimeve të kryera është dokumentuar fakti se Ramazan Keskin ka investuar para në shuma të konsiderueshme në Shqipëri.
SPAK i ka sekuestruar siperfaqe toke, dy automjete, 25% të aksioneve të Operatorit Ekonomik “GLOBAL LEADER IN SPORT (GLS), 5. 50% të aksioneve të Operatorit Ekonomik “KESKINDAG” dhe 6. 50% të aksioneve të Operatori Ekonomik “REALIZ” shpk.

