Trump deklarohet i pafajshëm për 34 krime, ja kur do të jetë seanca e rradhës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 4 Prill 2023, 21:07
Ish-presidenti amerikan është deklaruar i pafajshëm pasi u akuzua për 34 vepra penale, duke përfshirë falsifikimin e të dhënave të biznesit.
Aktakuza – Popull i shtetit të Nju Jorkut kundër Donald J. Trump, Aktakuza nr. 71543-23 – u zbardh pak minuta më parë.
Trump është akuzuar për 34 krime dhe është deklaruar i pafajshëm vetëm tani përpara gjykatësit Juan Merchan në gjykatën e Manhatanit.
Data e ardhshme e dëgjimit personal për rastin e ish-presidentit Donald Trump është caktuar për 4 dhjetor në Nju Jork.

