Arrestimi i Trump, Tare: Ish-presidenti po shijon vëmendjen e globit, e konsideron një show televiziv

Ish-presidenti amerikan Donald Trump është vënë sot nën arrest për të dëshmuar në Gjykatë mbi akuzat që rëndojnë ndaj tij.

Auron Tare në një lidhje për RTV Ora deklaroi se për Trump kjo s'është gjë tjetër veccse një shoë, të i cili po i jep vëmendjen që ai do.

"Trump është showmen, e njeh shumë mirë shoëbizin në Amerikë. Kupton mjaft mirë forcën e televizorit. Këtë ai e konsideron një show tv, me implikimet e tjera. Trump ka një veçanti sepse në pollet e bëra 65% e njerëzve mendojnë se Trump po procedohet për arsye politike.

Pra për këtë qëllim besoj unë ai e ka në favor. Ai është nga ata politikanë shumë entuziastë në beteja. Një ditë e Trump-t me kundërshtatrëte  tij politik e mërzit. Sot ai është në vëmendje të Amerikës dhe gjithë globit," tha ai.