Egjipti në krizë ndërton Xhaminë me vlerë 26 milionë dollarë

Thuajse 26 milionë dollarë ka harxhuar Egjipti për të ndërtuar Xhaminë e dytë më t ëmadhe në afrikë, por kjo nuk është mirëpritur nga të gjithë.

Qeveria ka ndërtuar një qytet të ri në shkretëtirë, në përpjekje për t’i larguar njerëzit nga Kajroja e mbipopulluar. Kryeqyteti i ri administrativ i Egjiptit është ndërtuar me qëllim 45 km në lindje të Kajros.

Xhamia e Madhe, e cila mbulon më shumë se 19,000 m2 dhe është e aftë të presë 107,000 besimtarë. Ndërtimi i saj  kushtoi 25.9 milionë dollarë dhe është xhamia e dytë më e madhe në Afrikë.

Media shtetërore festoi xhaminë për thyerjen e tre rekordeve botërore – duke përfshirë foltoren më të lartë në botë, me lartësi 16.6 m dhe të punuar me dorë nga llojet më të mira të drurit. E dyta dhe e treta ishin për llambadarin kryesor të xhamisë, e cila është më e rënda në botë me 24,300 kg, dhe më e madhja, me një diametër prej 22 m dhe përfshin katër nivele.

Egjipti po përballet me një krizë ekonomike të thelluar, dhe ndërtimi i kësaj Xhamia luksoze ka shkaktuar kritika të ashpra në rrjetet sociale.

Monedha e Egjiptit ka humbur gjysmën e vlerës së saj kundrejt dollarit gjatë vitit të kaluar, duke bërë që inflacioni të arrijë nivelin më të lartë në pesë vjet.

Vendi gjithashtu ka shitur asete shtetërore tek investitorët e Gjirit për të ndihmuar në mbylljen e një deficiti buxhetor në rritje.

Shumë njerëz shkuan në Twitter dhe Facebook për të kritikuar shpenzimet e bollshme në vendet fetare në këtë kohë kritike, pasi miliona egjiptianë luftojnë çdo ditë për të vënë ushqimin në tryezën e tyre.