Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Spahiu: Akuzat e ngritura edhe për eleminimin e kundërshtarëve politikë

Profesori i shkencave politike Nexhmedin Spahiu në një intervistë për Ora News u shpreh se Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi nuk janë drejtuesit e UÇK-së.

Sipas tij simboli i luftës e UÇK-së është lufta e Koshares ku asnjëri prej tyre nuk ka qënë as në betejë dhe as në drejtim të saj.

Akuzat ndaj këtyre, tha ai, lidhen me krijime që kanë të bëjnë kryesisht me eleminimin e kundërshtarëve politik gjatë dhe pas luftës.

"Sigurisht që ka elemente politike, përderisa ka vrasje me karakter politik, ndalime, arrestime etj. Tashmë shtrohet përgjegjësia e katër udhëheqësve kryesorë, sa kanë patur dorë ose jo në ëmëtë. Nëse arrijnë të dëshmojnë se nuk kanë patur dorë në këto raste atëherë ata dëshmohen të pafajshëm, në të kundërt ndonjëri prej tyre apo të gjithë do të dënohen," tha ai.

Spahiu tha se fakti se ata nuk kanë qënë drejtuesit e UÇK-së është pranuar dhe nga vetë ata në gjyq.

"Krerët e UÇK-së në Hagë ose do të marrin përgjegjësinë për atë që ka ndodhur, osë do të thonë:"Ne nuk e kemi zhvilluar luftën. Kemi zhvilluar një luftë por luftën e ka drejtuar tjetërkush ose është zhvilluar në mënyrë stihike që ti shmangen përgjegjësisë për krime," tha ai.

Spahiu tha se ajo çfarë po ndodh sot po vjen si shlyerje e gabimeve të së shkuarës, ku vetë drejtuesit politikë të Kosovës bashkë me miqtë ndërkombëtarë, kanë dhënë deri më tani 400 mln euro për këtë Gjykatë.

Ai ironizoi dhe marshimin e lirisë i cili sipas tij u thirr nga "ithtarët e Enver Hoxhës".