Ministrat grek e turq, bisedë të ngrohtë në Bruksel në prani të Xhaçkës
Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias ka zhvilluar një takim të shkurtër me homologun turk Mevlut Çavusoglu në Bruksel, në margjinat të Samitit të Ministrave të Jashtëm të NATO-s.
Në takim fillimisht mori pjesë edhe Ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka, ndërsa mbetën Nikos Dendias dhe Mevlut Çavusoglu, të cilët zhvilluan një bisedë të shkurtër.
Finlanda u bë sot zyrtarisht anëtare e NATO-s, duke i dhënë një goditje të fortë Presidentit rus Vladimir Putin, përmes riformatimit të strukturës së sigurisë të Evropës së pas Luftës së Ftohtë, të nxitur nga agresioni rus kundër Ukrainës.
Me hyrjen në NATO të vendit nordik, kufiri i Rusisë me aleancën më të madhe ushtarake në botë, u dyfishua. Që nga Lufta e Dytë Botërore, Finlanda kishte ruajtur neutralitetin, por ndryshoi qëndrim pas agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës.
Duke përshëndetur Finlandën, Presidenti Biden theksoi se anëtarësimi ndodh pikërisht në ditën e 74 vjetorit të themelimit të NATO-s, më 4 prill 1949.


