Policia mendoi se i kishin prerë kokën, djali vret me pushkë gjuetie nënën, e lë në makinë te varrezat

Një 71-vjeçare u ekzekutua me plumb në kokë mëngjesin e kësaj të marte. Ajo u gjet e pajetë në një makinë në zonën e Kalqedonit, në Greqi.

Sipas policisë, autori i ngjarjes është identifikuar djali i saj 34 vjeç. I riu raportohet se vuan nga probleme psikologjike dhe thuhet se e konsideronte nënën përgjegjëse për vdekjen e babait të tij.

Gruaja ishte e njohur për autoritetet. Ajo kishte precedentë për raste droge dhe madje ishte burgosur dhe liruar.

Viktima u gjet brenda një automjeti të bardhë, e ulur në sediljen e pasagjerit, pas godinës së Drejtorisë së Bujqësisë, pranë varrezave.

Automjeti është pikasur nga një punonjës i Departamentit të Bujqësisë rreth orës 7:45 të mëngjesit.

 

Policia mendoi se i kishin prerë kokën, djali vret me pushkë
Autori i dyshuar i krimit

 

Ai ka njoftuar policinë kur ka parë makinën e braktisur pasi siç vëren ai, në atë vend lihen herë pas here automjete të vjedhura.

Viktima është qëlluar me pushkë gjuetie në një distancë kaq të afërt, saqë kafka i është bërë pluhur.

Në fakt, kur policia e pa trupin për herë të parë, mendoi se i ishte prerë koka. Arma e krimit është gjetur në shtëpinë e djalit të saj.

Policia vijon kontrollet për kapjen e autorit.