Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Zaimi: Po të kishim patur drejtues të pashantazhueshëm, sot s'do të ishim në vështirësi

Ka nisur në Hagë procesi gjyqësor kundër 4 ish-krerëve të UÇK-së ndaj të cilëve rëndojnë akuzat për trafikim organesh dhe krime kundër njeriut.

Arbër Zaimi, anëtar i Lëvizjes Vetëvendosje u shpreh se ky proces është i vështirë për të akuzuarit dhe për vetë Kosovën ndërsa tha se po të kishte patur njerëz të pashantazhueshëm në drejtim të Kosovës, nuk do të përballeshin me vështirësi të tilla. 

"Procesi është i dhimbshëm kur e dëgjon. E rëndësishme është të kuptojmë se pjesa kryesore ku duhet të shkojë vëmendja e opinionit publik është mbështetja e Kosovës dhe UÇK-së.

Në këtë fazë ku jemi janë ata të katërt të shtabit të UÇk-së që do të mbrojnë në rradhë të parë Kosovën, dhe në rradhë të dytë UÇk-së dhe në fund të mbrojnë veten e tyre.

Në të gjithë e dimë angazhimin që UÇK ka patur në çlirimin e Kosovës, Nuk mendoj se ka vend për të fshehur diçka. Jemi krenarë ne, janë ata që kanë marrë pjesë. Është një pjesë e lavdishme e historisë tonë.

Nuk ka vend për shmangie dhe çështje që nuk i shërbejnë shumë situatës. Kjo gjykatë nuk do të ishte dashur të krijohej. Tani po paguajmë pasojat e një vendimi të marrë ndoshta nën kërcënim, ndoshta nën shantazh.

Mos të harrojmë se para të merreshin vendime të tilla, marrëveshje me efekte të dëmshme, ka patur gjithmonë shantazhe përmes psh. Dosjes së Dick Martyn apo raportit të Williamsonit.

Po të kishte pasur njerëz të pashantazhueshëm në drejtim të Kosovës dhe që nuk kanë frikë nga kërcënime të tilla nuk do të ishim sot përballë këtyre vështirësive,' tha ai.