Çejku: Krerët e UÇK shkuan drejt Hagës me këmbët e veta

Arben Çejku, ish-ambasador, thotë se procesi i nisur në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK është pa kthim.

Në "Drejt" ai thotë se gjithçka mund të bëhet është vetëm lehtësimi i këtij procesi.

Çejku: Mekanizmat për ta ndryshuar situatën në të cilën ndodhet ky grup udhëheqës i UÇK dhe vetë Kosova është thuajse i pamundur. Mekanizmi që ka nisur në Hagë është i vështirë për tu kthyer mbrapsht apo stopuar. Protestat dhe çdo reagim publik është për tu përshëndetur por kemi bërë shumë pak gjatë kësaj periudhe për të parë në esencë rrethanat dhe akuzat që po formuloheshin ndaj tyre.Habitem si Thaçi  që ka qenë dhe mbështetës i ligjit për hartimin e kësaj gjykate nuk ka arritur të kuptojë se ku po futet gjithë kjo përmbledhjen  e ngjarjeve të UÇK dhe post-UÇK.

Ndonjëherë ethet e pushtetit nuk arrijnë dot që të bëjnë të kontrollosh pozicionin ku je. Krerët e UÇK shkuan drejt Hagës me këmbët e veta. Duhet qasje krejt tjetër për ta lehtësuar këtë proces. Çështja është si të vazhdohet me akuzën dhe mbrojtjen. Përsa kohë sa cënohet imazhi i Kosovës, imazhi i luftatarëve të lirisë që janë end me plagë në trup, familjet e viktimave duhet të ketë një dalje mbi palët. Presidenti i Kosovës, kryeministri, kryetari i parlamentit, zyrtarë të tjerë por edhe Shqipëria duhet të punojnë në një mënyrë informale dhe nuk ka nevojë të shfaqemi rrugëve dhe të tregojmë sa e duam njëri-tjetrin.