Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Kola: Pala mbrojtëse kërkon mbështetje për 4 të akuzuarit
Ka nisur sot procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë të akuzuar për krime lufte.
Gazetarja Denada Kola në një intervistë për Ora News deklaroi se ky do të jetë një proces i gjatë teksa kërkohet një mbështetje dhe suport për 4 njerëzit që kanë luftuar në '99.
Denada Kola: Edhe sot gjatë gjyqit u tha se ka një tendencë për të ndarë liderët e UÇK-së nga 4 personazhet. Nuk mund të themi që janë ata të katërt që janë duke u hetuar dhe nuk po hetohet UÇK. Veç UÇK është e gjithë historia e një kombi që po gjykohët. Duhet të ndajmë 4 ish-liderët me pjesën që ka shkuar pas shpalljes së Pavarësisë dhe janë bërë faktorë të politikës.
Ky do të jetë një proces i gjatë. Unë dhe me diskutimet që kam patur me palën mbrojtëse dhe me njerëzit që kanë takimet më të shpeshta, ajo që ata shohin dhe kërkojnë me insistim suportin dhe mbështetjen e katër njerëzve që kanë luftuar që në 1999 nuk e kanë ditur se do të jetojnë deri më sot apo të kenë menduar për përfitimet që aludohet për ta.
Mbështetje politike ka patur në Shqipëri dhe Kosovë, sidomos të qytearëve të Kosovës."
