"Nuk duhet të bënte dallime", dy deklaratat e "turpit" nga Kurti që trishtuan Milaim Zekën
Gazetari Milaim Zeka kritikoi qëndrimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, gjatë ditëve të fundit në lidhje me gjyqin në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Zeka: Po aq sa gjyqi i Hagës më ka trishtuar reagimi i kryeministrit të vendit tim Albin Kurti, i cili para tre ditëve në një studio televizive tha dy gjëra të turpshme. E para tha se nuk ka informacion që po organizohet një protestë gjithëpopullore me datën 2-3 prill. Turpi i dytë ishte kur ai në një studio televizive tha se është i bindur se janë duke e ndjekur ata në Hagë dhe shfrytëzoj rastin të përshëndes Rexhep Selimin, i cili për fatin e keq është pjesëtar i Vetëndosjes por për fatin e mirë është njëri nga udhëheqësit më të mëdhenj të UÇK.Nuk i takonte kryeministrit të bënte këto dallime kaq të mëdha në prag të zhvillimit të një gjykimi që po i bëhet kombit shqiptar dhe luftës heroike të UÇK.
Ai tha se kjo dramë filloi përmes dy gazetarëve të Tiranës, të BIRN, që për të fituar azil politiknë një vend perëndimor me sponsorizimin e parave ruso-serbe filluan historinë e "Shtëpisë së Verdhë".

