Erion Veliajn e zënë ethet e votimeve, "arnon" rrugën "Haxhi Bardhi" sa për fushatë
Jemi në prag të zgjedhjeve të 14 majit dhe Bashkia e Tiranës, me në krye Erion Veliajn, ka nisur punën me shtrimin e asfalteve elektorale.
Meqë zgjedhjet po trokasin, Erioni po kërkon një mandat tjetër në karrigen e kryebashkiakut, duke mashtruar qytetarët me arnime të rrugëve që i ka lënë në harresë tërë këto vite.
Një qytetare banuese në Tiranë, konkretisht në njësinë administrative nr.2, shkruan për JOQ duke dërguar edhe pamje, se në rrugën "Haxhi Bardhi" e cila lidh zonën me spitalin "Shefqet Ndroqi", po shtrohet një asfalt elektoral.
Si duket Lali Erin e kanë zënë ethet e votimeve nga përballja që do të ketë në zgjedhje dhe ka filluar t'u hedh hi syve qytetarëve për fushata, vetëm për t'u marrë votën.
Qytetarja: Asfalti elektoral ne njesine administrative nr 2. Tirane. Ju lutem publikojeni.Rruga" Haxhi Bardhi". Nje rruge qe te lidh me spitalin " Shefqet Ndroqi". / JOQ


