Meta: UÇK-ja është e shenjtë, ashtu si liria, shpresojmë që të kthehen sa më shpejt luftëtarët
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Prill 2023, 16:17
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shkruan se sot dhe gjithmonë çdo shqiptar do të kërkojë Drejtësi dhe vetëm Drejtësi.
Ai shton se përshëndet qytetarët e Kosovës që sot pa dallim partie kanë dalë në mbështetje të Drejtësisë dhe shpreson që luftëtarët kthehen të lirë, sa më shpejt.
Meta: Sot dhe gjithmonë çdo shqiptar do të kërkojë Drejtësi dhe vetëm Drejtësi. UÇK-ja është e shenjtë, ashtu si liria. Përshëndes qytetarët e Kosovës që sot pa dallim partie kanë dalë në mbështetje të Drejtësisë. Shpresojmë që të na kthehen të lirë, sa më shpejt, luftëtarët e lirisë që po gjykohen në Hagë.
