Blushi: Po punojmë për fitoren, Këlliçi nuk është mashtrues si pinoku i bashkisë, personazh i urryer
Në një intervistë në RTV Ora, sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi tha se po bëhet çdo gjë për fitoren e Belind Këlliçit në Tiranë dhe në të gjitha bashkitë e vendit.
Ai shtoi se Këlliçi nuk është mashtrues si pinoku i bashkisë së Tiranës që është edhe 42 ditë në detyrë dhe se nuk gënjen si Veliaj.
Blushi: Ne po bëjmë çdo gjë për fitoren e Belind Këlliçit në Tiranë dhe në të gjitha bashkitë e vendit. Opozita është e bashkuar në të gjithë vendin dhe punojmë pa orar në funksion të një fitoreje në 14 maj që do të ndodhë. Këlliçi është favorit sepse ka një mijë arsye për ta votuar. E para Këlliçi nuk është mashtrues si pinoku i bashkisë së Tiranës që është edhe 42 ditë në detyrë. ai ka një plan konkret për të zhvilluar bashkinë e Tiranës dhe për uljen e taksave. Erion Veliaj është një armik i fjalës së lirë, sepse RTV Ora nga qenë më të goditur nga Veliaj, ndërsa së fundi janë goditur edhe JOQ dhe Lolita. Ky është një personazh i urryer.
Në Elbasan kemi një profesor të nderuar si Luçiano Boçi i cili nuk ka asnjë lidhje dhe krahasim me kukullën e Taulant Ballës. Shumica e kandidatëve të Rilindjes janë kandidatë për qeli. Momentalisht kemi 6 kryebashkiakë të Rilindjes që janë në burg. Kavaja është në prag falimenti dhe ata kërkojnë vota për këto bashki. Si mund të kërkojnë sërish për një mandat tjetër.
