PL denoncon bashkinë e Durrësit: Kanali i ujërave të zeza në lagjen Shkozet, shqetësim dhe rrezik serioz për banorët

Sot grupi Këshilltarëve të Koalicionit Bashkë Fitojmë denoncoi papërgjegjshërinë e Bashkisë Durrës në një nga zonat më problematike, lagjja 14 Shkozet.

"Kanali i ujrave të zeza është kthyer në shqetësim dhe rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e banorëve.

Kemi denoncuar dhe do të vazhdojmë çdo ditë të jemi pranë qyterarëve.

Jemi zotuar që do të jemi zëri i tyre sot dhe nesër në Këshillin Bashkiak me Kryetarin fitues Igli Cara.

Në 14 Maj Bashkia e Durrësit i kthehet qyterëve!"