Hoxha: Veliaj e Rilindja janë tallur me banorët e Vorës, nuk e ka vendin në bashki, por në burg
Kandidati për bashkinë e Vorës, Indrit Hoxha u shpreh se Veliajt dhe Rilindjes sot përpara qytetarëve të Vorës, as ju skuq faqja, as i mbuloi turpi për atë çka i kanë bërë atyre njerëzve në katër vitet e fundit.
Ai tha se ata për katër vite i kanë dërguar njerëz të inkriminuar, për katër vite kanë falimentuar Bashkinë e Vorës dhe se kandidatët e tyre nuk e kanë vendin në Bashki, por në burg.
Hoxha: Erion Veliajt dhe Rilindjes sot përpara qytetarëve të Vorës, as ju skuq faqja, as i mbuloi turpi për atë çka i kanë bërë atyre njerëzve në katër vitet e fundit. Sot Erion Veliaj dhe Rilindja, tregoi edhe njëherë se si janë tallur me njerëzit e ndershëm dhe punëtor të Vorës dhe vazhdojnë të tallen. Për katër vite i kanë dërguar njerëz të inkriminuar, për katër vite kanë falimentuar Bashkinë e Vorës. Kanë iluzionin se do të mund të vazhdojnë ti gënjejnë për katër vite të tjera. E kanë të kotë! Qytetarët e Vorës e kanë të qartë tashmë se interesi i tyre është vetëm zhvatja e parave të tyre.
Ata kanë lënë Vorën pa asnjë investim, pa asnjë infrastrukturë, pas asnjë shpresë për të ardhmen. Kandidatët e tyre nuk e kanë vendin në Bashki, por në burg për të gjitha dëmet dhe abuzimet që kanë kryer në Vorë. Në 14 Maj qytetarët e Vorës do ti japin përgjigjen që meritojnë. Do ti refuzojnë në mënyrë spektakolare me vote dhe me revoltën e tyre. Në 14 Maj Bashkia i hiqet nga duart krimineleve dhe i kthehet qytetarëve. Bashkimi i të gjithë demokratëve dhe i të gjithë qytetarëve të Vorës do të bëjë të mundur kthesën e madhe nga gremina ku e kanë hedhur këta Vorën në këto katër vite. Bashkë do të Fitojmë!
