Meta nga Berati: Rilindja nuk ka ndjeshmëri për historinë, rrisin taksat e nuk japin llogari

Nga berati ku prezantoi kandidatin e Primareve për bashkinë e Beratit, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta u shpreh se për fat të keq Rilindja nuk ka asnjë ndjeshmëri për historinë e traditën.

Ai shtoi se janë rritur 50-100 përqind taksat dhe shërbimet në shumë raste nuk ekzistojnë far dhe se rritet taksa e pastrimit po mbeturinat nuk i tërheq askush.

Meta: Për fat të keq Rilindja nuk ka asnjë ndjeshmëri për historinë e traditën. Rilindja ndjen kënaqësi kur mbi vlerat zhvillon korrupsionin e vet katastrofik. Të gjithë e dinë që me fondin amerikan u bë një investim që u hodh në lumë e mbi të po bëhet një ndërtim tjetër pa pyetur askënd. Besoj shumë se ne do t’i kthejmë Beratit transparencën e munguar në drejtimin e bashkisë, frymën e gjithë përfshirjes që qytetarët ta ndjejnë që bashkia është e tyre dhe që është aty për tu shërbyer.

Janë rritur 50-100 përqind taksat dhe shërbimet në shumë raste nuk ekzistojnë fare. Rritet taksa e pastrimit po mbeturinat nuk i tërheq askush, rritet taksa e ndriçimit por nuk vihet një llambë. Kjo vjen nga arroganca. Rilindja injoroi qytetarinë beratase, ekspertët, profesionistët dhe jam i sigurt që kjo do të marrë fund me votën e banorëve të Beratit për doktor Zijain dhe koalicionin tonë. Kjo është filozofia e tyre edhe në nivel lokal edhe qendror: Rrisin taksat e nuk japin llogari.