Rama me Vuçiç e Kovaçevskin: Takimin e radhës i Open Balkan do të mbahet në fund të majit
Nga Verona, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama u shpreh se takimin e radhës i Open Balkan do të mbahet në fund të majit.
Rama tha se ndodhej në Romë së bashku me Vucic dhe Kovaçevski sepse ia kanë dalë të jenë pjesë e një manifestimi më të madh të një ndër prodhuesve të panaireve më të madh të Italisë.
Rama: Po punojmë për një pikëpamje strategjike për të forcuar bashkëpunimin me BE. Duke u siguruar që të ketë dialog shumë të qartë. Jemi të shqetësuar, për këtë vrull të ri në Evropë duke nisur nga Gjermania dhe forcat e tjera për krahun e punës. Po nuk jemi diku gjetkë, jemi në mes të Evropës. Dhe ky do jetë fokusi ynë në fund të majit.
Jemi të tre këtu sepse ja kemi dalë të jemi pjesë e një manifestimi më të madh të një ndër prodhuesve të panaireve më të madh të Italisë. Për herë të parë jemi në ligën e kampionëve. Do të jetë një mundësi e shkëlqyer për të folur për bujqësinë, prodhimin e verave, sfidat dhe ambiciet tona dhe po ashtu do jetë një mundësi për të krijuar kontakte, të vihen në kontakt me ata që janë më të mirët e prodhimit e verës në botë.
