Meta përkujton martirët e rënë në '91: Më të vendosur se kurrë për të mbrojtur amanetin e tyre për zgjedhje të lira e të paprekshme

Kreu i PL-së Ilir Meta ka përkutjuar sot martirët e rënë në Shkodër më 2 prill 1991. Meta u shpreh se tashmë janë mëtv vendosur se kurrë për të mbrotjur amanetin e tyre për zgjedhje të lira, të barabarta dhe votë të paprekshme.

"Mirënjohje përjetë kujtimit dhe veprës së katër Martirëve të paharruar të Shkodrës dhe Shqipërisë, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu e Besnik Ceka, të vrarë pabesisht në 2 prillin e errët të 1991, në mbrojtje të demokracisë dhe zgjedhjeve të lira.

Më të vendosur se kurrë për të mbrojtur me çdo çmim amanetin e tyre për të garantuar zgjedhjet dhe votën e lirë, të barabartë dhe të paprekshme.
Shkodra, zemra dhe frymëzimi për demokracinë, siç e ka dhënë gjithmonë verdiktin do ta japë edhe  më 14 Maj lajmin e parë për fitoren e padiskutuar në të gjithë Shqipërinë të pluralizmit politik, të llogaridhënies dhe Lirisë!
Bashkë Fitojmë!"