Arrestohet 52 vjeçari në Shkodër, mbante radio për të përgjuar policët. Pistoletë, fishekë e radio tjetër në servis
Pasi qindra kamera që përgjonin policinë u hoqën në në të gjithë vendin duket se po krijohen alternatiav të tjera për të përgjuar uniformat blu. Në Shkodër, aty ku nisi aksioni i kamerave, ëshët arrestuar një person që përdorte radio si të policië për të ndjekur çdo lëvizje të këtyre të fundit. Atij iu gjet edhe një armë e cila ishte e mbushur, dhe gati për qitje
Në Shkodër krimi duket se përsëri ka dhënë sinjale se është një hap para policisë së Shtetit.
Pas skandalit me kamera që ishin të vendosura cep më cep të Shqipërisë për të monitoruar lëvizjet e policisë, tanimë po përdoren radiot me valë të policisë
Vetë uniformat blu njoftuan se kanë arrestuar Blerim Hotaj, ndërsa I kanë gjetur radio si ato të policisë me vete, të cilat shërbenin për të ndjekur lëvizjet e patrullave.
Gjatë kontrollit në servisin në pronësi të 52-vjeçarit, u gjetën një armë zjarri pistoletë , me fishekë në fole, gati për qitje, municion luftarak, një radio tjetër si e Policisë, shkop metalik dhe tabelë si ato të Policisë dhe një armë e ftohtë, dorezë metalike.
Hetimet e thellura do të mund të tregojnë nëse Blerim Hotaj ishte gati për një akt të mundshëm kriminal, duke qenë se arma që iu gjet ishte gati për qitje.
Kujtojmë se disa muaj më parë vendi u trondit nga skadali I kamerave të sigurisë ku grupe kriminale kishin mbushur rrugët dhe sheshet e vendit dhe duket se kontrollonin të gjithë territorin, me qëllim që të ishin një hap para forcave të policisë.
Qindra kamera u sekuestruan në një aksion që u shtri nga Tropoja në Sarandë.
