Rikthehet moti i përkeqësuar në Vlorë, pezullohet lundrimi detar

Rikthehet moti i përkeqësuar në Vlorë. Pezullohet lundrimi detar. Kapiteneria e portit të Vlorës konfirmon se forca e detit jashtë gjirit te Vlorës shkom me 6-7 bf.

Ndërsa brenda gjirit deri në 6bf. Për kërë qëllim pezullohet lundrimi për mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit. Pezullimi do të vijojë deri mbrëmjen e së shtunës ndërsa priten më pas përmirësime të situatës nga moti.

Në bazë të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj gjatë datave 31.03-01.04.2023 duke filluar nga ora 10:00 datë 31.03.2023 në drejtimin Jug-Jug-Lindje në forcën deri 6bft me shpejtësi ere deri 15m/s, dhe lartësi dallge deri 2.50m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës në forcën 7-8bft me shpejtësi ere deri 30m/s dhe lartësi dallge nga 2.50 deri 3.50 metra. 

1.Është ndaluar dhënia e leje - nisjes gjatë datave 31.03-01.04.2023 duke filluar nga ora 10:00 për të gjitha mjetet e vogla lundruese, anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të vlorës dhe janë njoftuar për marjen e masave për sigurimin e tyre.

2. Mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë brenda gjirit të vlorës të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara dhe marjen e masave për sigurimin e tyre.

3. Janë njoftuar drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjetet e vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe për merrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave  31.03-01.04.2023.

4. Anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve.

5. Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës dhe jashtë saj për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas datës 01.04.2023 ora 18:00.