Kapet në Fushë Kuqe 31 vjeçari me 41.7 kg heroinë

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve, në vijim të operacioneve për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara përmes inteligjencës informative se një sasi e madhe lënde narkotike heroinë po transportohej me një automjet tip "Benz", kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "Fusha e kuqe".

Si rezultat i këtij megaoperacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi A. P., 31 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin.

Gjithashtu, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi R. G., banues në Sukth.
Shërbimet e Policisë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, kanë lokalizuar automjetin e dyshuar dhe janë vënë në ndjekje të tij, pasi kanë vijuar ndjekjen, në afërsi të rrethrrotullimit të aeroportit, kanë bërë ndalimin e automjetit të dyshuar.

Gjatë kontrollit në automjetin tip "Benz", u gjet në bagazh një kuti me 62 pako brenda së cilave kishte 41 kg e 700 gram lëndë të dyshuar narkotike heroinë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin dhe 1 mjet prerës.

Nga specialistët për hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Kapet në Fushë Kuqe 31 vjeçari me 41.7 kg heroinë
Armando Papa

Kapet në Fushë Kuqe 31 vjeçari me 41.7 kg heroinë