Alibeajt i ikën edhe një tjetër, tërhiqet nga “14 maji” Sabah Sheta për bashkinë e Krujës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Mars 2023, 12:06
Një tjetër kandidat i PD-së i propozuar nga Enkelejd Alibeaj, Sabah Sheta është tërhequr nga gara zgjedhore e 14 majit në Bashkinë e Krujës.
Sabah Sheta është kandidati i gjashtë që tërhiqet nga zgjedhjet lokale, pas kandidatit të Lezhës, Kurbinit, Librazhdit, Vorës dhe Korçës.
"Kam reflektuar këto ditë dhe kam vendosur të mos bëhem pjesë e asnjë farse politike, të mos i shërbej përçarjes demokrateve dhe qytetareve te mi, atyre qe na respektuan ne si force politike dhe na votuan masivisht ne 25 prill 2021.
Kjo është arsyeja madhore pse kam vendosur të tërhiqem nga kandidimi për Bashkinë e Krujës në emër të PD. Por kjo nuk do të thotë se do të largohem nga fusha e betejës!" shkruan Sheta në rrjetet sociale.

