"Policia si mos më keq", Vatnikaj: Oficerët shkojnë në ngjarje me makinat personale, të punës nuk kanë naftë

Gazetari i Ora News Edison Vatnikaj i ftuar në Emisionin “Epiqendër” të Moderatores Sonila Musai u shpreh se në policinë e shtetit ka shumë problem e një ndër to është mungesa e naftës.

Gjatë fjalës së tij Vatnikaj u shpreh:

Edison Vatnikaj: Oficerët sot nuk kanë makina për të shkuar në vendin e ngjarjes nuk kanë karburant për të shkuar.Unë kam parë që shefat e komisariateve në vendngjarje kanë ardhur me makina të loguara, oficerët e krimeve kanë ardhur me makina personale që nuk e ka për detyrim por ai e bën për shkak të detyrës.