Çfarë është haram dhe hallall në Islam, Hoxha: Çdo bagëti që theret në emër të idhujve veç Allahut është haram

Hoxha Bekim Halimi i ftuar në emisionin "Kjo është Koha" foli për haramin dhe hallallin në Islam.

Hoxha shpjegoi se çfarë ishte haram dhe hallall si në ushqim, pije por theksoi gjithashtu dhe rëndësinë që duhet ti japim jo vetëm varfërisë dhe mungesës së ushqimit për stomakun, por dhe varfërisë së shpirtit e mendjes.

"Ka ende tradita arabe ku njerëzit therin bagëti në emër të idhujve që adhurojnë. Çdo bagëti që theret në emër të idhujve të tjerë vec Allahut është haram.

Të gjitha detajet për haramin në ushqim ne i kemi të saktësuara në Kuran. Puna e ushqimeve dhe pijeve tona, është përdorur një metodë e thjeshtë për ta kuptuar. Janë përmendur haramet, të ndaluarat për të kuptuar ata që lejohen. Kur flasim për standard hallalli vijnë disa dhe thonë çdo gjë e bëtë haram. Ne e përmendim haramin se është i pakët në numër kurse të gjitha gjërat e tjera janë të lejuara.

Problemi i mbipeshës është se nuk respektohen rregulat e islamit. Në Islam ne e kemi se mjafton një kafshatë për të mbajtur shpirtin gjallë. Sot fatkeqësisht shumica thonë: Ngopja e stomakut është kryesorja në jetë dhe askush nuk brengoset mos i ngel koka bosh apo zemra bosh sesa mendon se i ngel stomaku bosh.

Kjo është dhe për ne myslimanët, solidarizohemi me një familje që është në kushte të vështira e s'ka të hajë. Sigurisht duhet ta bëjmë por kur është koka bosh ku ëshët solidarizimi.

Problemet tona nuk janë tek varfëria në ushqim por varfëria në mendje e zemër. Edhe të jemi të pasurit e botës nuk na jep lumturi," tha ai.