Hoxha: Përpara se të shkojmë tek ndëshkimi duhet të edukojmë fëmijët që në shkolla

Avokati Arbër Hoxha ishte i ftuar emisionin “Epiqendër” në Ora News me Gazetaren Sonila Musai.

Duke folur për ngjarjet e fundit kriminale në vend avokati tha se duhet të punohet më shumë dhe se nuk është e nevojshme ndryshimi i kodit penal.

Hoxha tha se vendi ynë është një ndër vendet me kodet më të ashpra për sa i përket këtyre veprave.

Avokati tha se përpara se të shkohet te ndëshkimi duhet si fillim edukimi që nga bankat e shkollës.