Sulmi me armë ndaj Top Channel, Halilaj: Të mos mjaftohemi vetëm me mesazhe solidarizimi

Helena Halilaj, Pedagoge e ka cilësuar një akt të shëmtuar sulmin me kallashnikov drejt Top Channel, ku mbeti i vdekur roja i sigurisë .

Në një intervistë për Ora News në emisionin “Epiqendër” me Gazetaren Sonila Musai, Halilaj tha se nuk duhet të mjaftohemi vetëm me deklarata solidarizimi apo me mesazhe ne rrjetet sociale por duhet të ngrihemi në protestë si shenjë revolte ndaj këtij sulmit.