Makina del nga rruga në autostradën Tiranë-Durrës, plagoset drejtuesi
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Mars 2023, 20:38
Një shtetas mbeti i plagosur në një aksident rrugor në autostradë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:50, në autostradën Tiranë-Durrës, në Sukth.
Shtetasi A. Xh., duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Shtetasi A. Xh. është dëmtuar dhe ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

