Borë në mes të pranverës, Korça mbulohet nga reshjet, zbardhet edhe Dajti

Temperatura të ulëta dhe reshje bore u shënuan këtë të martë në disa zonë të vendit.

Korça dhe mali i Dajtit u zgjuan nën praninë e dëborës, ndërsa temperatura të ulta që pritet të shkojnë deri në -3 gradë pritet të ketë edhe të mërkurën.

Lulet e pranverës u zbardhën nga bora në Korçë.

Reshjet nisen pas mesditës duke i bërë korçarët të përjetojnë një dimër të vogël në mes të stinës së ngrohtë. 

Nisën me intensitet të ulët, por më pas  e zbardhën fusha e kodra.

Veç rrezikut për dëmtonin e kulturave bujqësore, këto reshje nuk sollën asnjë problem me qarkullimin.

Edhe mali i Dajtit u zbardh nga dëbora këtë të martë.

Ne vendet malore, pritet që temperatura të shkojë deri në -3 gradë celsius.

Të mërkurën temperaturat do të jenë të ulëta, por ndryshe nga e marta  parashikohet të ketë reshje bore.