Prokuroria e Tiranës kërkon 3 vite burg për Fatjon Muratin dhe 12 vite për Kristian Gjini
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Mars 2023, 13:20
Prokuroria e Tiranës ka lexuar në gjykatë pretencën ndaj dy të arrestuarve Kristian Gjini dhe Fatjon Murati, të akuzuar për “Mbajtje pa lejë të armëve të zjarrit”.
Për Kristian Gjinin përfaqësuesi i prokurorisë ka kërkuar deklarimin fajtor dhe dënimin me 12 vite burgim.
Ndërsa për Fatjon Muratin, prokuroria ka kërkuar dënimin e tij me 3 vite burgim.
Murati dyshohet se ishte bashkëpunëtor i Kristian Gjinit, i cili u arrestua pas zbulimit të një arsenali armësh në kryeqytet.
Gjurma e gishtit e Fatjon Muratit është gjetur në një kuti pistolete që u gjet në bazën me armë më 13 korrik në Tiranë.

