Premtimi i Metës: Brenda mandatit të parë qeverisës të dyfishojmë pensionet

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka premtuar se vec indeksimit të të pensioneve do të realizojnë edhe dyfishimin e tyre në mandatin e parë. Në një takim me pensionistët Meta gjithashtu shprehu shqetësimin përlargimin e të rinjve duke thënë se do të frenojë këtë emigracion masiv.

Gjeneratë të pashpërblyer nga qeveria, e ka quajtur kretari i PL moshën e tretë në Shqipëri.

Në një takim me Pensionistët në Tiranë Meta tha se vec indeksimit t përvitshëm të pagave, do të kërkojnë në parlament edhe indeksimin e pensioneve në raport me çmimet.

"Ne i jemi mirënjohës brezit, që ka bërë kaq shumë për Shqipërinë, prandaj është detyrimi ynë madhor, që brenda mandatit të parë qeverisës të dyfishojmë pensionet. Sot u takova me pensionistët, banorë të Njësisë Nr. 5 në Tiranë ku dëgjova shqetësimet e tyre dhe problemet e përditshme, që ata përballojnë," tha ai.

Premtoi dyfishim të pensioneve në mandatin e parë të qeverisjes.

Pensionistët sot po përballen me sfida shumë të mëdha të kostos së jetesës dhe rritjes së çmimeve, sepse rritja e pensioneve të tyre nuk ka qenë aspak prioritet për bandën e "Rilindjes", që rrit vetëm financimet për inceneratorët që nuk ekzistojnë.

Për Partinë e Lirisë përkujdesja shëndetësore dhe mbështetja financiare ndaj pensionistëve është jo vetëm një prioritet, por është domosdoshmëri.

Largimin e të rinjve nga vendi më së shumti po e vuan mosha e tretë, ndaj frenimi i këtij fenomeni është ndër fokuset kryesore të Partisë së Lirisë.

Sipas Ilir Metës oligarkët po marrin çdo përfitim nga qeveria, e në harresë po lihet shumica.