Arrestimi i lehonës ndez Kuvendin, Vokshi: Ligji për dhunën në familje duhet të diskutohej sot!

Seanca plenare e kesaj te enjteje në Kuvend eshtë zhvilluar me debate, ku ka qenë deputetja Albana Vokshi e cila ka reaguar me akuza ndaj mazhorancës, pasi është shprehur çështja për dhunën në familje duhet të kishte marrë vëmendjen kryesore në Kuvend, kjo edhe për shkak të arrestimit të nënës lehonë në Shkodër.

Vokshi ka thënë se ligji që iu është paraqitur deputetëve nuk flet për asnjë masë, ndërsa nuk i ka kursyer kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama duke e quajtur këtë të fundit, të dhunshëm.

Debati

Albana Vokshi: U kërkua të merret informacion për çështjen. Nikolla ka sjellë një amendim ligji për dhunën në familje dhe ai ligj duhet të ishte diskutuar sot. Ligji që na ka sjellë nuk merr asnjë masë. Përse ndodh dhuna në familje, ne kemi një kryeministër të dhunshëm.

Ermonela Felaj: Në bazë të informacionit do të vendoset. Nuk mund të abuzohet me fjalën . Është e qartë që nuk ka probleme të rendit të ditës , as me procesverbalin dhe as me çështjen që u diskutua,. Këtu qartësisht po abuzohet. Patjetër që e hodha në votim gjithçka është  filmuar.

Edmond Spaho: Habitem dhe kërkoni që të mblidhen të dhëna, ky ministri që zgërdhihet sot këtu, nuk duhet të rrinë po të shkojnë ta lirojnë, se nuk ke ça diskuton. Ministri i Brendshëm që e ka arrestuar dhe ministri i drejtësisë, duhet të shkojnë ta lirojnë me urgjencë.

Elisa Spiropali: Unë ju them në Kuvend, se nuk prita ditën e Kuvendit për të bërë politikë po reagova dje për çështje që Diana duhet liruar dhe se gjykatësi që ka marrë kërkesë duhet ta lirohet sot. Dhe unë se kuptoj se cili prokuror apo prokurori kërkon ndërrimin gjobës me burgim për një nënë lehohë.

Edmond Spaho: Drejtësia e re…

Elisa Spiropali: Duhet të përshpejtohen procedurat që ajo grua të dalë nga burgu dhe të shkojë pranë fëmijën e saj, Nuk e kemi lënë për në seancë. Kjo padrejtësi duhet të adresohet.

Dhurapa Çupi: Si mundet që të thyhet kaq rëndë kodi penal. Rasti i burgosjes së një nëne që ka një foshnje 1 vjeç është i rëndë. Sot krimi është rrugëve, të korruptuarit është rrugëve, vrasësit janë rrugëve dhe arrestohet një nënë duke e ndarë nga foshnja. Kjo është një çështje sensitive. Duhet të ketë një debat të fortë ku institucionet shtetërore duhet të japin llogari lidhur me këtë ngjarje. Këtu para disa ditësh u festua 8 marsi ku nuk ngeli qeveritar duke bërë statuse ndoshta edhe me fotot të rreme për like, por sot nuk ka asnjë reagim. Seanca sot duhet të fillonte me një reagim.

Kujtojmë se Diana Bahçja u arrestua nga policia e Shkodrës duke e shkëputur nga djali i saj vetëm 8 ditësh pasi gjykata e shkallës së parë në Tiranë i ka vendosur një gjobë në vitin 2020 prej 2 milionë e 500 mijë lekë të vjetër duke ia konvertuar një javë më parë, pra pas tre vitesh me burg një muaj e 20 ditë.