I vetmi shqiptar në 41 Bis në Itali, kush është i dënuari në regjimin e posaçëm të izolimit

Në Itali ka vetëm një të dënuar shqiptar, i cili ndodhet në regjimin e posaçëm të izolimit 41-Bis.

Ky fakt u bë me dije nga gazetarja e Rtv Ora, Alba Kepi.

"Ndër 700 e pak persona italianë dhe të huaj në Itali vetëm një shqiptar është në 41 Bis dhe ndodhet në burgun e Komos. Është i dënuar për aktivitet mafioz, trafik qëniesh njerëzore. Besoj se ka dënim maksimal. E kam përmes një burimi".

Kepi vuri në dukje se grupet kriminale shqiptare kanë bashkëpunime me mafiet më të rrezikshme në Itali.