Korça pa drogë/ Qarku me riskun më të ulët të kultivimit të kanabisit
Në një takim të organizuar nga prefektura e Korçës të mërkurën, është folur për kultivimin e kanabisit në këtë qark i cili ka rezultuar si zona me riskun më të ulët të kultivimit të bimës narkotike. Prefekti Nertil Jole tha se me problematika jo shqetësuese paraqiten kryesisht zonat kufitare, ndërsa satelitët Albania 1 dhe 2 pritet të ndihmojë institucionet në kontrollin e territorit
Policia e Korçës gjtë vitit 2022 ka zbulur vetëm 4 fidanë kanabisi në bashkinë e Kolonjës, ndërsa 330 fara në Korçë.
Ky bilanc u paraqit në analizën e prefekurës të mbajtur të mërkurën në Korçë, me përfaqëesues të titullarëve të institucioneve lokale të Juglindjes.
Prefekti Nertil Jole, tha se qarku i Korçës ka një rist të uëlt të kultivimit të bimëve narkotike, ndërsa tha se zonat kufitare duhjet të kenë vëmëndjen e shtuar.
"Nuk i dhamë theksin e problematikës së kanabkisit, pasi qarku i Korçës konsiderohet si qarku e riskun shumë të ulët sa i takon kësaj. Megjtihatë ky fenomen duhet adresuar dhe mund të jetë prezent në momente të caktuara sidomos me skajet e qarkut që mund të jenë në fqinjësi me një vend tjetër apo me një shtet tjetër," tha ai.
Gjatë 2022 policia kreu 5 kontrolle me dronë në territor, ndërsa Satelitët e lëshuar në Orbitë duket se do të ndihmojë institucionet tona.
"Mundësia që qeveria shqiptare u ka dhënë institucioneve tona përmes kontratës së shkruar me SpaseX për satelitët Albania 1 dhe 2 që të merren imazhe me cilësi të lartë për të ushtruar kontrolle më rigoroze të territorit është një avantazh për këto institucione," tha ai.
Në Korçë që nga janari deri më tani nuk ka rezultuar të ketë zona të mbjella me kanabis.